E zbulon gazetari i “Panorama Sport”/ Në Hamburg do të ketë më shumë kroatë, ja sa pritet të jetë numri i tifozëve shqiptarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2024 | 20:50

E zbulon gazetari i “Panorama Sport”/ Në Hamburg do të ketë më shumë kroatë, ja sa pritet të jetë numri i tifozëve shqiptarë

Gazetari i “Panorama Sport” dhe “News 24”, Kristi Sejatllari pati një lidhje direkte me “Euro 24”, në emisionin e drejtuar nga Trevisa Tufa teksa zbuloi se në Hamburg do të jenë 15 mijë tifozë kuqezi, pra shumë më pak nga ajo çfarë pamë ndaj Italisë.

grupi

“Sot ka patur grupime tifozësh që kanë tentuar të futen të shikojnë stërvitjen e sotme.

Pak minuta më parë, mora vesh se mund të jenë 12 mijë tifozë, mund të shtohen edhe 3 mijë tifozë, pra në total mund të shkojë 15 mijë tifozë.

Siç dihet, tifozët kroatë e ndjekin shumë skuadrën. Stadiumi i Hamburgut ka rreth 49 mijë vende” – deklaroi Sejatllari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"