Edhe De Bryjn hedh sytë nga Arabia Saudite: Ofrojnë shifra të pabesueshme, luajta 15 vite e nuk fitova aq shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2024 | 16:02

Edhe De Bryjn hedh sytë nga Arabia Saudite: Ofrojnë shifra të pabesueshme, luajta 15 vite e nuk fitova aq shumë

Kevin De Bryjn duket se po mendon largimin nga Mançester Siti. Jo për një projekt më tundues sportiv, por për oferta tunduese ekonomike, teksa i ka hapur rrugë transferimit në Arabinë Saudite ku rrogat janë marramendëse për yje të kalibrit të tij.

de bryjn

“Për Mishel (partneren e tij), një aventurë ekzotike nuk është problem. Janë biseda që i bëjmë shpesh në familjen tonë”, tha ai për mediat belge.

“Kam edhe një vit kontratë me Mançester Sitin ndaj duhet të mendoj edhe për çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Djali im i madh tani është 8-vjeçar dhe njeh vetëm Anglinë. Më pyet edhe sa kohë do të luaj te Siti, duhet që të menaxhojmë situatën në një mënyrë të caktuar.

Arabia Saudite? Në moshën time duhet të jesh i hapur ndaj çdo gjëje, po flasim për shifra të pabesueshme në atë që mund të jetë mbyllja e karrierës time. Për të fituar aq shumë më është dashur të luaj 15 vite futboll dhe ndoshta as nuk e arrij atë shifër”, pranoi De Bryjn.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"