Egnatia luan turin e parë të Ligës së Kampioneve, kapiteni Malota është në luftë me kohën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2024 | 15:29

Egnatia luan turin e parë të Ligës së Kampioneve, kapiteni Malota është në luftë me kohën

Egnatia rikthehet sot në fushë për të vazhduar përgatitjet për sfidën me boshnjakët e Borac Banjalukës, që luhet më 10 korrik në transfertë, e vlefshme për turin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve.

malota

Pas fazës së zhvilluar në Slloveni, stërvitja do të vazhdojë në Rrogozhinë. Stafi teknik shpreson shumë që kapiteni Renato Malota të rikthehet në formën optimale, pasi lezhjani iu bashkua grupit më 10 qershor. Vonesa ka të bëjë një dëmtim të Malotës. Mbrojtësi 34-vjeçar tani është në luftë me kohën dhe po bën gjithçka që të jetë gati fizikisht.

Pritet edhe rikthimi i sulmuesit Jurgens Montenegro, i cili momentalisht ndodhet në vendin e tij, në Kosta Rika, për arsye familjare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"