Egnatia nuk humb kohë, Alijev dhe Bakajoko provohen si titullarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2024 | 18:58

Egnatia nuk humb kohë, Alijev dhe Bakajoko provohen si titullarë

Para se të kthehet në Shqipëri, Egnatia do të luajë edhe një tjetër miqësore. Kampionët në fuqi do të përballen me Buduçnostin më 1 korrik dhe më pas do të udhëtojnë drejt Shqipërisë.

egnatiaaa

Deri tani rrogozhinasit kanë zhvilluar 3 ndeshje testuese, ku kanë barazuar me të njëjtin rezultat, 2-2, ndaj sllovakëve të Ruzomberok fillimisht dhe dje ndaj Mariborit, ndërkohë që kanë mundur edhe një seleksion lojtarësh kroatë.

Buduçnosti do të jetë miqësorja e katërt për Egnatian, që gjatë kësaj kohe ka bërë edhe disa ndryshime. Kundër Mariborit luajtën dje titullarë dy nga afrimet e mekatos së verës, mbrojtësi Alijev dhe sulmuesi Bakajoko, kurse Lushkja dhe Kasa u aktivizuan në pjesën e dytë. Në anën tjetër, është larguar Fernando dhe Montenegro është bërë çështje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"