Egnatia pranë goditjes së radhës në merkato, negociata me një nga mbrojtësit më të spikatur në Superiore
Klubi i Egnatias është pranë një tjetër lëvizje të rëndësishme në merkato, duke përforcuar radhët me një element shumë cilësor si përsa i përket pjesëmarrjes në Europë, ashtu edhe për sezonin e ri. Klubi rrogozhinas është shumë pranë akordit me mbrojtësin Edison Ndreca, një nga më të spikaturit në elitën e futbollit shqiptar në sezonet e fundit.
Ndreca e ka mbyllur me Kukësin, ku është aktivizuar në dy sezonet e fundit dhe ishte në kërkim të një sistemimi të ri. Mbrojtësi ka shqyrtuar disa oferta dhe duket se është pranë firmës pasi e tërheq oferta që i ka bërë skuadra rrogozhinase, ku ai padyshim do të ishte një titullar fiks nën urdhrat e Edlir Tetovës.
Futbollisti do të bëhej kësisoj një afrim i rëndësishëm te klubi i cili në ditët e kaluara ka gjetur akordin edhe me lojtarë të tjerë të rëndësishëm si Aleksi, Janku, Goxha apo Mihana.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"