EKSKLUZIVE/ 100 milionë lekë kontratë dhe presion nga tifozët, ja si Halili e bindi Orges Shehin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2023 | 22:10

EKSKLUZIVE/ 100 milionë lekë kontratë dhe presion nga tifozët, ja si Halili e bindi Orges Shehin

Orges Shehi dhe Tirana patën një kthesë të papritur. Një ndërhyrje e presidentit Refik Halili për të ndërtuar një skuadër kampione dhe për të mos u shpërbërë ekipi nga largimi i trajnerit, bëri që ai t’i mbushë mendjen Orges Shehit të firmosë edhe një vit me bardhebluë.

Orges-Shehi-dhe-Refik-Halili

Në fakt kanë qenë disa veprime të presidentit që të mbante trajnerin dhe logjikisht do të qëndronin edhe futbollistët pa kontratë. Vendimtare ishte rritja e ofertës së parave dhe dëshira e tifozëve dhe lojtarëve që Shehi të qëndrojë në ekip.

PARATË – Janë gjithmonë të rëndësishme. Në këtë rast, rritja e ofertës së presidentit Refik Halili ka bërë që Shehi të qëndrojë. Rroga e Shehit ka qenë 7 milionë lekë në muaj, ndërsa tani ai do të marrë mbi 100 milionë lekë në një sezon. Shkëndija i kishte ofruar Shehit 80 mijë euro në vit, plus 20 mijë euro nëse fiton titullin. Halili i kërkoi Shehit që të mos prishte të ardhmen për 8 milionë lekë. Shehi e peshoi dhe në fund vendosi për të qëndruar te bardheblutë, pasi 8 milionë lekë të vjetër janë pak për të lënë një skuadër si Tirana.

TIFOZËT – Të shumtë kanë qenë tifozët që kanë kërkuar qëndrimin e Shehit. Rrjetet sociale të trajnerit kanë qenë të mbushura me kërkesa nga tifozët që kërkonin qëndrimin e tij. Duke parë dashurinë e popullit bardheblu, Shehi fitoi një forcë.

SKUADRA – Një tjetër motiv që i ka mbushur mendjen Orges Shehit ka qenë skuadra. Edhe pse Shehi i kishte takuar, mësohet se skuadra i ka bërë njëvideomesazh ku i kërkonte qëtë qëndronte medoemos. Njëlëvizje kjo që ka dhënë efektin e duhur, pasi një pjesë emadhe e vendimit të Shehit kaqenë pikërisht kërkesa eskuadrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"