EKSKLUZIVE/ Rraklli largohet nga stoli i Kombëtares së femrave, ja kush e zëvendëson
Altin Rrakli nuk do të jetë më trajner i Kombëtares shqiptare të futbollit për femra. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se ish-sulmuesi i kuqezi është larguar sot nga ky post dhe vendin e tij do e marrë Amir Grima.
Shkodrani do të ketë si ndihmës edhe ish-sulmueisn Vioresin Sinani në detyrën e tij të re. Prezantimi i dy trajnerave të rinj do të bëhët pasditen e sotme në ambientet e FSHF.
Pasi është publikuar fillimisht te “Panorama Sport” lajmin më pas e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e FSHF-së nëpërmjet së cilës Rraklli ka sqaruar arsyet e largimit.
“Largohem për arsye familjare dhe për t’ju përkushtuar krejtësisht punëve dhe bizneseve të mia private. Gjatë këtij rrugëtimi 5-6 vjeçar, për të ndërtuar futbollin e femrave në Shqipëri, kam provuar çaste dhe emocione të cilat nuk knë njohur kufij.
Kam jetuar çdo ditë me një sfidë të re, e cila për herë të parë zhvillohej në këtë vend. Kam patur mbështetjen e të gjitha strukturave të FSHF, të stafit dhe medias, të cilët gjej rastin që ti falenderoj”- thotë Altin Rraklli.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"