EKSKLUZIVE/ Arhan Isuf, një bullgar kërkon lavdi me Tiranën: Dua të fitojmë trofe, jemi gati për Ligën e Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2024 | 8:53

EKSKLUZIVE/ Arhan Isuf, një bullgar kërkon lavdi me Tiranën: Dua të fitojmë trofe, jemi gati për Ligën e Konferencës

Arhan Isuf është i bindur që këtë kampionat Tirana merr trofe dhe kualifikohet në Europë. Ose të paktën e ka këtë dëshirë.ISUFNë intervistën e parë ekskluzive në Shqipëri dhe për “Panorama Sport”, lojtari foli sesi u bashkua me bardheblutë dhe çfarë pret nga Tirana. Zbuloi se për Tiranën nuk kishte dëgjuar, por u dashurua kur pa tifozët dhe historinë e klubit bardheblu. Arhan Isuf, i cili është mbrojtës i djathtë. Ai është 25 vjeç. Lojtari është një turk i lindur në Bullgari dhe do të jetë pjesë e Tiranës. Lojtari ka një karrierë të pasur dhe pritet të jetë titullari në krahun e djathtë të mbrojtjes,që bardheblutë sezonin e fundit kanë pasur shumë vështirësi.

Argan, përse zgjodhët që të firmosnit me Tiranën?

Për mua ishte një mundësi shumë e madhe. Po vij nga Bullgaria. Për mua është diçka e re, për më tepër që dua të ndryshoj disa gjëra në jetën time. Për më tepër është një sfidë e re për veten dhe karrierën sportive. Kam ardhur në një skuadër shumë të madhe, me një tifozëri të jashtëzakonshme dhe për këtë u jam mirënjohës të gjithëve atyre që bënë të mundur këtë transferim.

Në aspektin personal, çfarë pret Ahrani në këtë sezon të parë bardheblu?

Do të isha shumë i kënaqur që si fillim të paraqitem mirë. Të fitojmë trofe dhe të kualifikohemi sërish në Europë, sezonin e ardhshëm.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"