EKSKLUZIVE/ Besa thellon rekordin në merkaton e verës, afron mesfushorin që nuk rinovoi me Flamurtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2024 | 19:45

EKSKLUZIVE/ Besa thellon rekordin në merkaton e verës, afron mesfushorin që nuk rinovoi me Flamurtarin

Besa nuk ka të ndalur në merkaton e verës. Skuadra që do të drejtohet këtë sezon në Kategorinë e Parë nga trajneri Mirel Josa ka bërë së fundmi goditjen e nëntë në merkato.

indio oliveira

“Panorama Sport” ka zbuluar se bëhet fjalë për një lojtar cilësor dhe të sprovuar në futbollin shqiptar, Indio Oliveira. Braziliani dje shpalli “divorcin” me Flamurtarin, ndërsa sot ka gjetur akordin për të qenë lojtari më i ri i Besës së Kavajës. Kur iku nga Vlora, u tha se 30-vjeçari mund të përfundonte në Elbasan, por Oliviera e ka parë të udhës që të ndalojë në Kavajë duke u vënë në urdhërat e trajnerit Mirel Josa.

Më herët kavajasit kanë kryer këto afrime në merkaton e verës:  Mentor Mazrekaj, Jurgen Goxhaj, Donald Mëllugja, Bind Maxhuni, Erduan Ibrahimi, Jurgen Mehidri, Andri Stafa dhe Erlis Frashëri. Oliveira nuk mendohet se do të jetë i fundit, pasi drejtuesit kanë piketuar edhe të paktën dy afrime të tjera, një mesfushor dhe një sulmues, i cili flitet se në të shkuarën ka luajtur për kombëtaren e Ganës.

FERIZ FERIZAJ- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"