Bledian Rizvani lë Teutën pas 11 vitesh, shkon te Bylisi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2017 | 22:25

Bledian Rizvani lë Teutën pas 11 vitesh, shkon te Bylisi

Bledian Rizvani largohet nga Teuta pas 11 vitesh. Portieri durrsak ka prishur sot kontratën me skuadrën e vendlindjes dhe menjëherë ka firmosur për Bylisin e Kategorisë së Parë. Lajmin e ka konfirmuar ekskluzivisht për “Panorama Sport” vetë 31-vjeçari.

Rizvani Teuta

Pas afrimit të Elham Kastratit, por edhe faktit që te Teuta bën pjesë vlonjati Shpëtim Moçka, hapësirat për “veteranin” Rizvani u ngushtuan ndjeshëm. Në këto kushte, “ujku” (siç i thërrasin shokët e ekipit) zgjodhi një klub si Bylisi, që synon të rikthehet në Kategorinë Superiore.

Pritet që të mërkurën durrsaku të kryejë stërvitjen e parë me skuadrën ballshiote. Prej 10 sezonesh Rizvani ka qenë një nga pikat më të forta të Teutës dhe kjo është hera e parë që portieri lë ekipin durrsak. Në të kaluarën ai është aktivizuar vetëm te Erzeni në formë huazimi.

Jeton Rexhmati

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"