EKSKLUZIVE/ Borxhi 21 mijë euro, zbulohet lojtari që ka bllokuar merkaton e Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2024 | 21:40

EKSKLUZIVE/ Borxhi 21 mijë euro, zbulohet lojtari që ka bllokuar merkaton e Skënderbeut

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së, publikoi dje vendimet për shkeljet në ditët që lamë pas.

Loko_skndrb_33

Më së shumti ka dënime te moshat, por ajo që vihet re është bllokimi i merkatos së Skënderbeut për tre sesione dhe paralajmërimi i Tiranës për një masë të tillë. “Panorama Sport” mëson se masa kundrejt korçarëve është vënë për shkak të një borxhi të mbartur kundrejt Leonit Abazit. Mbrojtësi gjilanas ka luajtur me Skënderbeun në periudhën 2013-2019. Gazeta mëson gjithashtu se bëhet fjalë për një borxh prej rreth 21 mijë eurosh.

* Pranimin e kërkesës së kërkuesit Shoqata Loel e Futbollit Tiranë. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 13, datë 19.02.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

* KF Skënderbeu, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 20, datë 28.02.2020 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tri) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

* Flamurtari FC U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-16, kundër FC Kinostudio U-16, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Gjoba të aplikohet në masën 3%.

* FC Kinostudio U-15, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke sjellë mungesë të rregullit dhe disiplinës në stadium, duke ofenduar dhe fyer lojtarët e ekipit kundërshtar, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektatorë. Gjoba të aplikohet në masën 3%.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"