EKSKLUZIVE/ Dejvi Bregu mund të qëndrojë në Shqipëri, zbulohet klubi i Supriores që i ka bërë ofertë të majme
Dejvi Bregu mund të jetë goditja e madhe e Teutës në merkaton e verës. Pavarësisht negociatave me klube në Poloni, Kroaci, Turqi apo Kazakistan, fantazisti vlonjat është ende pa skuadër.
Synimi i tij është të transferohet jashtë Shqipërisë, prandaj dhe së fundmi ka refuzuar oferta të çmendura nga Kosova, aty ku Prishtina dhe Gjilani ishin gati t’i jepnin një rrogë shumë të majme.
“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se në orët e fundit lojtari ka marrë një ofertë joshëse nga klubi durrsak. Afrimi i Blerim Krasniqit nga Skënderbeu dhe fakti që Teuta po bëhet një ekip që pritet të synojë titullin në sezonin e ri, mund të bindin vlonjatin të firmosë me “djemtë e detit”. Megjithatë, mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin ngjarjet.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"