EKSKLUZIVE/ Dinamo bën lëvizjen e radhës, blutë afrojnë mbrojtësin e majtë me eksperiencë në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2024 | 19:10

EKSKLUZIVE/ Dinamo bën lëvizjen e radhës, blutë afrojnë mbrojtësin e majtë me eksperiencë në Superiore

 Klubi I Dinamos vazhdon përgatitjet për sezonin e ri, duke përforcuar radhët e tij me lojtarë të cilët blutë kryeqytetas mendojnë se mund të ndihmojnë ekipin për të bërë një hap cilësor përpara.

450258093_880061124160021_5077170405238384735_n

“Panorama Sport” ka mësuar se kryeqytetasit kanë gjetur akordin me mbrojtësin e majtë, David Gjinollari, i cili do të bëhet pjesë e kësaj skuadre në ditët e ardhshme për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Mehmeti në këtë sezon.

Gjinollari në sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Teutës në Superiore, teksa është larguar nga ekipi durrsak në mbyllje të edicionit për të kërkuar një aventurë të re.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"