EKSKLUZIVE/ Dinamo shet Alesio Mijën, transferohet te klubi që ka luajtur në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2024 | 22:41

EKSKLUZIVE/ Dinamo shet Alesio Mijën, transferohet te klubi që ka luajtur në Champions

Mbrojtësi i Dinamos, Alesio Mija, do të firmosë për klubin moldav të Sherif Tiraspol. “Panorama Sport zbulon se akordi mes palëve është arritur dhe firma është vetëm çështje orësh.

mija

Mija, 23 vjeç, është rritur te Dinamo, që pritet të përfitojë 60 mijë euro nga kjo lëvizje, plus do të mbajë edhe një përqindje të kartonit.

Një hap i madh në karrierë për futbollistin që luan si mbrojtës qendror, por bën edhe mesfushorin. Mija ndjek kështu Behiratçen, i cili para pak kohësh firmosi për Sherifin. Të dyja këto transferime janë realizuar nga menaxheri Enis Ibrahimi.

FATJON RUPI/ PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"