Egnatia pa tifozë, në Bosnjë shkon me “charter”! Ja axhenda e rrogozhinasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2024 | 9:40

Egnatia pa tifozë, në Bosnjë shkon me “charter”! Ja axhenda e rrogozhinasve

“Panorama Sport” mëson se klubi rrogozhinas do të niset të martën me datë 9 korrik në orën 12:30 me “charter” drejt tokës boshnjake, aty ku do të masë forcat me ekipin e Borac.egnatiaRikthimi drejt Shqipërisë do të bëhet menjëherë pas mbarimit të ndeshjes. 11 korriku do të jetë pushim dhe përgatitjet për takimin e dytë që do të zhvillohet me 17 korrik në “Elbasan Arena” do të nisin të premten e 12 korrikut në stadiumin e Luzit.

Sakaq, duhet thënë se për shkak të rrezikut për trazira UEFA ka ndaluar udhëtimin e tifozëve të Egnatias.

Lajmin e ka dhënë klubi i Borac, që shkruan: “Borac njofton publikun se pas vlerësimit të UEFA-s për rrezikun e sigurisë, është marrë vendimi për të ndaluar ardhjen e organizuar të tifozëve vizitorë në ndeshjen me Egnatia në raundin e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampioneve”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"