EKSKLUZIVE/ Egnatia pritet të pësojë ndryshime, Xhemajli dhe 3 futbollistë mund të largohen nga klubi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2024 | 8:26

EKSKLUZIVE/ Egnatia pritet të pësojë ndryshime, Xhemajli dhe 3 futbollistë mund të largohen nga klubi

Grupi i lojtarëve që Egnatia ka aktualisht pritet të pësojë të tjera ndryshime në ditët në vazhdim.

egnatia

Do të ketë të tjera largime dhe me siguri edhe afrime. Gjasat janë të mëdha që Xhemajli, Drame, Lubas dhe Gjata të largohen në këtë merkato vere. Xhemajli ka oferta nga klube të kampionateve të huaja dhe Egnatia pritet të arkëtojë rreth 350 mijë euro nga shitja e tij.

Drame, Lubas dhe Gjata, duke qenë se e kanë të vështirë të luajnë titullarë me kampionët në fuqi, mund të ndryshojnë ambient.

Largimi i mundshëm i këtyre 4 futbollistëve do të krijonte hapësira akoma më të mëdha tek Egnatia, çka do të thotë se vendet e lëna bosh prej tyre do të plotësohen me lojtarë të rinj. Mes emrave më të përfolur për të veshur fanellën e rrogozhiansve sezonin e ri janë mesfushorët Serxhio Ujka dhe Eduard Rroca, si dhe portieri Mario Dajsinani. Në listën e përforcimeve është edhe një nigerian i ri në moshë, por për momentin emri i tij nuk bëhet i ditur. Nga dita në ditë priten zhvillime konkrete.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"