EKSKLUZIVE/ Eliminimi i Egnatias nga Championsi, Aleksi: Futbolli u tregua i pamëshirshëm, por shohim përpara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2024 | 8:26

EKSKLUZIVE/ Eliminimi i Egnatias nga Championsi, Aleksi: Futbolli u tregua i pamëshirshëm, por shohim përpara

Albano Aleksi ishte një nga protagonistët kryesorë të Egnatias në takimin e luajtur kundër Borac Banja Lukës, ku rrogozhinasit fituan 2-1 dhe më pas u eliminuan me penallti, pasi në Bosnjë kishin humbur 1-0.

aleksi

Mesfushori i bardhëjeshilëve bëri një punë të jashtëzakonshme gjatë ndeshjes, ku dha edhe pasimin e golit të shënuar nga Xhoel. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, Aleksi shprehet se e indinjon fakti që për të dytin vit Egnatia ndalet te penalltitë, por ai beson se do të ketë një ecuri të mirë në Ligën e Konferencës. Sipas mesfushorit, Egnatia ka arritur një tjetër stad dhe këtë e tregon edhe fakti se do të luajë miqësore me një kundërshtar si Napoli.

Aleksi, zhvilluat një ndeshje thuajse perfekte, por u ndalët nga traversa te penalltia. Si e përjetuat atë moment?

E kam shijuar në maksimumsfidën kundër Borac. Kishimshumë besim se do të kualifikoheshim. Ishim munduar ta analizonim në detaje rivalin dhe mendoj se bëmë një paraqitje dinjitoze si skuadër. Kam luftuar për çdo top sikur të ishte i fundit i jetës time. Ishte kënaqësi e madhe teksa dëgjoja tifozët të më inkurajonin në fushë. Penalltia? Ndonjëherë futbolli është i pamëshirshëmdhe kështu u tregua me mua. Kisha bërë një ndeshje gati-gati perfekte deri para atij momenti. Kur topi u përplas në shtyllë, m’u duk sikur qielli më ra mbi kokë, por ky është futbolli. Na duhet të shohim përpara.

Çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes, çfarë komunikimi patët me shokët e skuadrës pas duelit me boshnjakët?

Ishte një situatë që askush nuk mund të thoshte asgjë. Trajneri, me tri mungesa të rëndësishme, bëri që të ishim komodë me taktikat e tij. Çfarë do të thuash për Sherrin, mbrojtjen… Lushkja dhe Ahmetaj luftuan fort, të gjithë sulmuesit sakrifikuan dhe natyrisht Ibrahimoglu tregoi se ishte një magjistar në fushë. Ne ia bëmë hyzmetin, por në futboll që të fitosh të duhet edhe fat. U ndëshkuam në të vetmin rast nga boshnjakët, si dhe vuajtëm shumë të gjitha padrejtësitënë takimin e parë në transfertë.

Do të luani me Vikingurin tani. Sa shanse keni t’i kaloni rivalët islandezë?

Është një ekip që natyrisht kavlerat e tij. Fakti që nuk e njohimna e vështirëson punën për tëarritur tek objektivi ynë për tëkaluar turin. Ne do të mundohemi të jemi gati dhe të shfrytëzojmë të gjithë kapacitetet tonapër të arritur në grupet e këtij kompeticioni. E dimë që nuk është aspak e lehtë, por besojmë tevetja dhe kemi fatin që drejtohemi nga njerëz të përkushtuar, që i marrin maksimumin vetes.

Egnatia do të luajë me Napolin një miqësore luksi. Çfarë sensacioni ju jep kjo sfidë?

Kur e pash lajmin, u gëzova pamasë, pasi për të qenë i sinqertëkam ëndërruar të luaj me ekipetë kalibrit të Napolit. I kam stampuar në memorie emocionet esfidës kundër Interit dhe do mundohem të shijoj çdo moment tëduelit me Napolin. Kjo tregonse Egnatia ka arritur një tjetërstad si ekip i futbollit shqiptar,përtej rezultateve të arrituravitet e fundit. Të kesh AgimDemrozin president asgjë nukështë e parealizueshme. Gjithmonë na thotë: “Punoni, luftoni, sepse nuk keni parë asgjëakoma”.

Cilat janë objektivat që Aleksi ka në sezonin e ri me Egnatian?

Objektivi im është të luftoj dhetë kontribuoj për Egnatia me tëgjitha forcat që zoti më kadhënë. Do mundohemi të bëjmëmë të mitën në Europë dhenatyrisht të mbrojmë trofetë efituar. Primare është Superkupa e Shqipërisë, i vetmi trofeqë i mungon vitrinës së klubitrrogozhinas. Ne jemi të qetë dhebesimplotë që së bashku me tifozët tanë do të fitojmë të tjerëtrofe të rëndësishëm në futbollin shqiptar.

ISA HALILI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"