Postuar: Korrik 22, 2023 | 23:59
EKSKLUZIVE/ Erdhi për të zëvendësuar Skukën, sulmuesi prish kontratën me Partizanin
Remzifaik Selmani pritet të mos jetë më një futbollist i Partizanit.
“Panorama Sport” mëson se sulmuesi nga Tetova ka ndërprerë kontratën me të kuqtë, teksa shumë shpejtë pritet të zyrtarizohet dhe nga klubi.
26-vjeçari erdhi te Partizani në janar të këtij viti për të zëvendësuar Xhuliano Skukën, por minutat e pakta gjatë kampionatit dhe mosaktivizimi në të dyja ndeshjet e Europës duket se kanë bërë 25-vjeçarin që t’i japë fund me “demat”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"