EKSKLUZIVE/ “Europianin tjetër do të flas… shqip”, Balliu: E ardhmja, edhe më e bukur për Shqipërinë (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2024 | 20:02

EKSKLUZIVE/ “Europianin tjetër do të flas… shqip”, Balliu: E ardhmja, edhe më e bukur për Shqipërinë (E PLOTË)

Për shumë arsye, Ivan Balliu ka mbërritur me vonesë në Kombëtaren shqiptare, por tashmë ai mbetet një pikë e fortë në ekip, edhe pse në rolin e tij është në konkurrencë me Elseid Hysajn, i cili luan prej shumë vitesh në Kombëtare.IVAN BALLIUMegjithatë, Balliu u aktivizua nga Silvinjo në ndeshjen e fundit me Spanjën, duke bërë një performancë në përgjithësi të mirë. Duke folur për “Panorama Sport”, 32- vjeçari shpreh keqardhje për rezultatet dhe i ka mbetur peng një shpërblim që mund tu kishin bërë tifozëve me një kualifikim të mundshëm. Balliu thotë se Shqipëria ka një të ardhme të ndritur dhe në humor e sipër, mbrojtësi premton se në Europianin tjetër, intervistën do ta bëjë në gjuhën shqipe.

Kombëtarja mbylli aventurën në Europian pas ndeshjeve të grupit, si ndiheni, a jeni i kënaqur?

Të kënaqur për pjesëmarrjen dhe ndeshjet, por na vjen shumë keq që erdhëm në shtëpi duarbosh. Edhe kundër një ekipi si Spanja bëmë një ndeshje të madhe, prandaj paraqitjet e këtij Europiani më bëjnë të jem besimplotë për të ardhmen e Shqipërisë.

Kur keni ndër mend të mësoni shqip?

Me siguri në Europianin tjetër do të më shikoni duke folur shqip. (qesh).

Ishit në një grup të fortë, por luftuat shumë…

Prandaj them se ky rrugëtim është për të ardhur keq, sepse pavarësisht grupit që ishte më i forti i Europianit luftuam deri në fund. Prandaj Spanjës kishim si objektiv minimal barazimin, por besonim se edhe mund të fitonim. Bilanci nuk duhet të quhet negativ pasi të mos harrojmë se ishim në grup me skuadrat më të rëndësishme të turneut.

Si e shihini të ardhmen e kësaj Kombëtareje?

Jam optimist. Kemi lojtarë me përvojë, por edhe shumë të rinj po i afrohen Kombëtares. Talenti nuk mungon dhe ka disa djem që pavarësisht moshës luajnë në ekipe shumë të rëndësishme.

Mendoj se e ardhmja do të jetë edhe më e bukur për Shqipërinë. Ku do t’ju shohim vitin tjetër?

Në fakt kam ende edhe një vit kontratë ndaj them se do të më shihni ende në kampionatin spanjoll me Rajo Vajekanon.

Si ju janë dukur tifozët shqiptarë?

Nuk kam pasur dyshime për mbështetjen e tyre sepse na e kanë treguar gjithmonë, por nga mënyra se si na kanë shoqëruar gjatë Europianit është dukur sikur fitonim çdo ndeshje. Na erdhi të gjithëve shumë keq që nuk i shpërblyem dot me një kualifikim në 1/ 8-at. Do të kishte qenë bukur për ne dhe një dhuratë akoma më e bukur për të gjithë mbështetësit tanë që nuk na lanë kurrë vetëm gjatë këtij rrugëtimi kaq të rëndësishëm.

KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"