EKSKLUZIVE/ Fernando “divorcohet” me Egnatian, ja prapaskena e largimit të brazilianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2024 | 14:30

EKSKLUZIVE/ Fernando “divorcohet” me Egnatian, ja prapaskena e largimit të brazilianit

Ndonëse presidenti Agim Demrozi ishte shprehur për “Panorama Sport” se Fernando Medeiros ka arritur një marrëveshje 2-vjeçare me Egnatian, braziliani ka zyrtarizuar papritmas largimin nga Rrogozhina.FERNANDOFernando i ka dhënë fund aventurës 2- vjeçare me kampionët e Egnatias. Lajmi është konfirmuar nga vetë futbollisti, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”, teksa ka falënderuar klubin rrogozhinas, që i hapi dyert.

“Përmes këtij postimi dua të falënderoj nga zemra Egnatian që më hapi dyert dhe i besoi punës sime! U largova me ndjenjën e detyrës së kryer, duke falënderuar të gjithë punonjësit, stafin dhe menaxhmentin për trajtimin e tyre ndaj meje gjatë këtyre 2 viteve, dhe veçanërisht presidentin Demrozi, për profesionalizmin e tij ndaj meje dhe familjes time. Historia është shkruar dhe askush nuk do ta fshijë atë. Këtu përjetova momentin më të lumtur të jetës sime dhe më të trishtuarin në të njëjtën kohë. Në Shqipëri i dhashë jetën Jezusit dhe që takova vëllain tim të përjetshëm, RAFAEL. I jam mirënjohës Zotit për gjithçka kemi përjetuar këtu së bashku me ju. Dua të falënderoj të gjithë fansat dhe popullin rrogozhinas që u kujdes për mua”, shkroi ndër të tjera Fernando.

28-vjeçari, për dy sezone, rezultoi nga më të mirët tek Egnatia dhe tani vjen momenti i lamtumirës me klubin, ku arriti të fitojë 2 herë Kupën e Shqipërisë si dhe titullin e kampion. Fernando në sezonin e fundit, në 46 ndeshjet e luajtura arriti të shënoi 7 gola dhe dhuroj 7 asiste.

“Panorama Sport” ka kontaktuar me menaxherin e brazilianit, Arbi Laçi, për të mësuar më shumë mbi arsyet e largimit. Laçi theksoi për gazetën se klienti i tij ka patur një akord rinovimi me Egantian dhe për dy 2 ditë u stërvit bashkë me ekipin në Slloveni me synimin për të konkretizuar marrëveshjen. Të martën Fernando ka marr një ofertë të majme nga një klub elitar europian dhe për këtë gjë ka lajmëruar drejtuesit e Egnatias se do të ndryshojë destinacion. Ky vendim nuk është pritur mirë nga klubi rrogozhinas, pasi e dëshironte brazilianin për sezonin e ri. Në këto kushte, presidentit Agim Demrozi i duhet që t’i sjellë trajnerit Tetova një mesfushorë tjetër, ku prioritet është Serxho Ujka. Mesfushori i Laçit luan në disa pozicione të mesfushës dhe kjo është një cilësi që pëlqehet nga trajneri Edlir Tetova.

ISA HALILI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"