EKSKLUZIVE/ Flamurtari bën goditjen e radhës në merkato, siguron firmën e ish-futbollistit të Partizanit dhe Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2024 | 21:52

EKSKLUZIVE/ Flamurtari bën goditjen e radhës në merkato, siguron firmën e ish-futbollistit të Partizanit dhe Egnatias

Klubi i Flamurtarit po bën lëvizje për të plotësuar skuadrën në dispozicion të trajnerit Andrea Agostineli me qëllimin që të ndërtojë një ekip konkurrues për ngjitjen në Superiore që ka mbetur objektiv kryesor i parealizuar prej vitesh. Dhe goditja e radhës e vlonjatëve në merkato duket se shton bindjen në kampin e kuqezinjve se ky mund të jetë viti i duhur.

atanda

“Panorama Sport” ka mësuar se afrimi i ri i Flamurtarit në merkaton e verës është mbrojtësi me shumë eksperiencë në elitën e futbollit shqiptar, Sodiq Atanda. Nigeriani i cili ka edhe pasaportë shqiptare, ka bërë emër duke luajtur me skuadra si Partizani, Apolonia, Egnatia e së fundmi Erzeni, duke qenë një element shumë cilësor për kampionatin shqiptar,

Futbollisti pritet që nesër të mbërrijë në Vlorë për të nënshkruar marrëveshjen me klubin vlonjat dhe më pas të nisë stërvitjen në urdhrat e trajnerit Agostineli.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"