EKSKLUZIVE/ Flamurtari surprizon me trajnerin e ri, ishi i Partizanit dhe Skënderbeut merr drejtimin e vlonjatëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2024 | 23:58

EKSKLUZIVE/ Flamurtari surprizon me trajnerin e ri, ishi i Partizanit dhe Skënderbeut merr drejtimin e vlonjatëve

Merr fund çështja e trajnerit te Flamurtari. Do të jetë Andrea Agostineli “timonieri” i ri i vlonjatëve. “Panorama Sport” mëson se drejtuesit e klubit kuqezi, kanë arritur akordin me ish-trajnerin e Partizanit dhe Skënderbeut, i cili rikthehet kështu në futbollin shqiptar, me misionin e qartë, ngjitjen e vlonjatëve në elitë.  

andrea-agostinelli

67-vjeçari drejtoi Partizanin nga dhjetori i vitit 2015 deri në maj të vitit 2016, ndërsa trajner i Skënderbeut ishte në periudhën qershor 2016 – janar 2017. 

agostineli

Skuadra e fundit që Agostineli ka drejtuar është Benevento, në edicionin 2022/2023.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"