EKSKLUZIVE/ Fundi i një epoke te Tirana, Ilion Lika vendos të tërhiqet nga futbolli në moshën 44-vjeçare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2024 | 8:40

EKSKLUZIVE/ Fundi i një epoke te Tirana, Ilion Lika vendos të tërhiqet nga futbolli në moshën 44-vjeçare

Mirupafshim Ilion Lika. Bardhebluve u largohet një ikonë e futbollit kryeqytetas dhe i Shqipërisë. Tirana dhe Ilion Lika kanë ndarë rrugët dhe me shumë mundësi, gardiani i skuadrave më të mira të Superiores, por edhe kombëtares shqiptare, mund ta mbyllë karrierën, duke këpucët dhe dorezat.likaNjë karrierë e madhe e një portieri po aq të madh, që ka bërë emër në futbollin shqiptar dhe ndërkombëtar. Një portier unikal, ndërsa dy janë skuadrat me më shumë ndeshje të Likës. Tirana dhe Dinamo ose ekipet më të titulluara të Shqipërisë. Nëse Lika nuk vazhdon futbollin, Kategoria Superiore humbet një nga lojtarët ikonë. Ata që janë frymëzim për të rinjtë, pasi edhe ishte 44 vjeç deri në fund të majit stërvitej dhe mund të luante titullar. Për më tepër që sezonin 2023-2024 ishte Lika ai që nisi si gardian i parë në portën e Tiranës.

PRAPASKENAT – Klubi Tirana, duke parë që është i plotësuar në portë, i ka ofruar disa pozicione drejtuese Ilion Likës, por gardiani, pasi ka peshuar çdo situatë nuk e ka parë të udhës që të jenë pjesë e tyre, sepse e mendon ndryshe çështjen e menaxhimit të ekipit bardheblu. Në këto kushte, ai nuk është më pjesë e skuadrës së luajtur. Për futbollin e luajtur ende nuk është thënë fjala e fundit.

REKORDMENI – Asnjë dyshim nuk ka. Iljon Lika është një “mogol” në kampionatin shqiptar. Me aktivizimin e tij në sezonin e shkuar si titullar në shumë takime, ai konsiderohet si lojtari më i vjetër që ka luajtur ndonjëherë në futbollin shqiptar. Jo vetëm kaq, por rekordet e tij janë të jashtëzakonshme. Janë rreth 600 ndeshje të luajtura në Superiore dhe kampione të tjera. Ka fituar disa tituj kampionë, disa Kupa të Shqipërisë dhe Superkupa. Me Tiranën është aktivizuar mbi 220 takime. Për t’u shënuar se Lika ka veshur fanellën e shumë skuadrave të mëdha në Superiore, duke filluar nga Dinamo ku u formua, më pas Tirana, Elbasani, Vllaznia, Kastrioti, Flamurtari. Jashtë Shqipërisë është aktivizuar me Terek Groznin. Po kështu është aktivizuar 14 takime me kombëtaren e madhe.

NJOFTIMI – Në fakt, gazeta priti një njoftim zyrtar të Tiranës para se të bënte këtë shkrim. Për Likën, klubi duhet të thoshte disa fjalë që nuk është pjesë e skuadrës, pas 13 viteve bardheblu që para nisjes së Europës, apo të shkelmonte topin kundër Dinamos së Batumit. Gjithsesi, me shumë mundësi njoftimi i lamtumirës do të vijë. Fakt është se Tirana nuk ka më një lojtar si Ilion Lika. Një i papërsëritshëm. Një “mogul” i Tiranës bardheblu, por jo vetëm…

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"