EKSKLUZIVE/ Gjyqi në FSHF, Dejvi Bregu: Skënderbeu s’më ka paguar ende

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2024 | 21:00

EKSKLUZIVE/ Gjyqi në FSHF, Dejvi Bregu: Skënderbeu s’më ka paguar ende

Skënderbeu është në javën e dytë të fazës përgatitore dhe ka afruar element të rinj në ekip për t’i dhënë trajnerit Ivan Gvozdenoviç cilësinë e duhur në skuadër për përballimin e sezonit të ri.

bregu

Edhe pse zyrtarisht flasim për katër afrime te korçarët, bardhekuqtë vijojnë të jenë të bllokuar në merkato sa i takon lëvizjeve dhe federimeve për sezonin e ri. Dy çështjet që e mbajnë pezull merkaton e Skënderbeut janë Dejvi Bregu dhe Leonit Abazi, lojtarë të cilët pretendojnë se kanë mbetur pa marrë shuma të caktuara nga klubi bardhekuq. Rasti i vlonjatit është ai që peshon më shumë edhe për vetë faktin se është më i gjati në kohë. Edhe pse ka fituar të gjitha shkallët e drejtësisë për të pretenduar pagat e pa marra, prej vitit 2020, Dejvi Bregu ende pret të shlyhet. Për “Panorama Sport”, sulmuesi vlonjat bën me dije se korçarët i detyrohen atij ende 27 mijë e 827 Euro.

“Ende nuk jam shlyer nga klubi i Skënderbeut për shumën që më detyrohen. Megjithëse kanë kaluar shumë vite që kur kam fituar të drejtën për likuidimin e plotë të pagave të prapambetura ende nuk kam marrë asgjë nga klubi korçar. Detyrimi total për mua shkon 27 mijë e 827 euro dhe për këtë janë në dijeni të gjithë si klubi ashtu edhe federata”, theksoi Dejvi Bregu në një komunikim me gazetën. Kjo duket se është një prej arsyeve që korçarët këtë herë pas një vendimi të komisionit të Disiplinës dhe Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit janë dënuar me mbyllje të lëvizjeve në merkato për tre hapësira transferimesh deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve.

MERKATO – Edhe pse të bllokuar korçarët vijojnë të gjejnë elementët e rinj për të forcuar akoma edhe më shumë ekipin. Prej ditësh me ekipin janë duke u stërvitur pesë futbollistë të rinj, katër prej të cilëve kanë nënshkruar marrëveshje zyrtare me klubin korçar teksa një prej tyre është në provë. Bëhet fjalë pikërisht për mbrojtësin shtatlartë nga Kolumbia, Luço Vaskez, anësorin Kosovar Erolind Krasniqi, si dhe dy sulmuesit Oniks Grezda dhe Bismark.

LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"