EKSKLUZIVE/ Goditja e dytë “big” e Dinamos vjen nga Brazili, blutë përforcojnë prapavijën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2024 | 10:31

EKSKLUZIVE/ Goditja e dytë “big” e Dinamos vjen nga Brazili, blutë përforcojnë prapavijën

Goditja e dytë big e Dinamos në këtë merkato vere pritet të jetë një qendërmbrojtës brazilian. Me këtë lojtar, sipas burimeve të “Panorama Sport”, është arritur akordi dhe pritet që ai të fluturojë drejt Shqipërisë ditët e ardhshme.

dinamo2-632x450-1

Emri nuk bëhet i ditur ende nga klubi, përderisa nuk ka një firmë në kontratë. Bëhet fjalë për një mbrojtës që ka pasur edhe eksperienca të tjera në Europë, ku ka luajtur në Portugali dhe në Azerbajxhan.

Ai shihet si lojtari që do të zërë vend përkrah Hoxhës në qendër të prapavijës në formacionin blu për sezonin e ardhshëm. Tani mbetet vetëm të mësohen detajet e tjera për këtë afrim të radhës të Dinamos.

Për qendrën e mbrojtjes kryeqytetasit kanë në ekip edhe Stivian Jankun, ndërsa Alesio Mija do të kalojë te Sherif Tiraspoli. Dy afrimet e tjera cilësore do të jenë për mesfushën dhe sulmin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"