Postuar: Shkurt 1, 2022 | 14:45
EKSKLUZIVE/ Goditje “last minute”, Partizani gjen sulmues në… Kongo (VIDEO)
Merkatoja e Partizanit ka shkuar deri në limitet kohore, zakon i vjetër i drejtuesve të kuq, që i lënë goditjet për ditën e fundit.
Në mbyllje të merkatos, Partizani ka fedruar edhe një sulmues 19-vjeçar nga Kongoja, Arçeinxh Bintsouka.
Kongolezi shihet si një sulmues i perspektivës dhe është edhe pjesë e kombëtareve të moshave të Kongos.
Emri i plotë i sulmuesit është Arçeinxh Dieudone Bintsouka Koksi, i datëlindjes 25 tetor 2002.
Bëhet fjalë për një sulmues shtatlartë, 187 cm, dhe shikohet si “pyka” e re e Partizanit.
Sulmuesi do të federohet me ekipin U-21. Të kuqtë në limite kanë afruar edhe mesfushorin Kristi Kulla.
PANORAMASPORT.AL