EKSKLUZIVE/ I shpëtoi vdekjes te Çapekoense, rrëfehet braziliani i Erzenit (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2023 | 12:00

EKSKLUZIVE/ I shpëtoi vdekjes te Çapekoense, rrëfehet braziliani i Erzenit (E PLOTË)

Andrei Alba mund të ishte në bordin e avionit të tragjedisë që i ndodhi skuadrës braziliane, Çapeçoense, në vitin 2016. Mirëpo, ishte me shumë fat ose më saktë lindi për herë të dytë plot 7 vite më parë, kur avioni i ekipit të tij u rrëzua teksa po udhëtonte drejt Kolumbisë.

alba

Ajo tragjedi i kushtoi jetën 76 personave, ndërsa mbijetuan vetëm 3 lojtarë të Çapeçoenses. Njëri prej tyre është pikërisht mesfushori i afruar pak ditë më parë te Erzeni i Shijakut, 28-vjeçari Andrei Alba, i cili vjen sot në një rrëfim ekskluziv për “Panorama Sport”. Ai tregon pse nuk udhëtoi me skuadrën dhe gjithashtu si ndodhi që pas shumë viteve në Brazil, të transferohet në Shqipëri.

Andrei, ju keni qenë pjesë e Çapeçoenses në periudhën kur ndodhi tragjedia. Si e mësuat lajmin?

Ditën e aksidentit po udhëtoja, sepse nuk kisha shkuar në Kolumbi me ekipin. E mora vesh nga familjarët, të cilët më thirrën të dëshpëruar duke pyetur se ku isha, pasi nuk e dinin që nuk kisha udhëtuar.

Sa i vështirë ka qenë ky moment për ju?

Kam kaluar 5 vite në klub, i kam njohur të gjithë ata që ndërruan jetë. Ka qenë moment shumë i vështirë!

Nuk ishit me skuadër në këtë fluturim tragjik. Cila ishte arsyeja?

Viti 2016 ishte i parë si profesionist për mua, ndërsa klubi ishte në momentin më të mirë në histori. Unë nuk u grumbullova, por më duhet të them se kishte sportistë më të përgatitur se unë për momentin.

Çfarë ndjen kur mendon se mund të ishe pjesë e skuadrës në avion?

Do të doja shumë të kisha shkuar në atë udhëtim. Kam qarë që nuk isha pjesë në atë mundësi. Por, besoj se mos të qenit aty ishte edhe një mesazh se Zoti ka gjithmonë një arsye për gjithçka që ndodh në jetën tonë.

Pas tragjedisë ju qëndruat në klub. Ishte e vështirë të stërviteshit?

Nuk u stërvitëm menjëherë, por kur e nisëm vitin me një skuadër të re për sezonin e ri, pata një dëmtim në gju, që më largoi nga fusha për 6 muaj.

Tani keni vendosur të vini në Shqipëri për të luajtur. Çfarë prisni?

Vij shumë i motivuar, më pëlqen të fitoj dhe në Shqipëri nuk do të jetë ndryshe. Shpresoj të jem në gjendje të tregoj vlerat e mua në fushë tek Erzeni, me rezultate dhe gjithashtu të jem në gjendje të mësoj pak më shumë për kulturën vendëse.

Çfarë ju bindi të firmosnit me Erzenin?

Mësova gjëra të mira për futbollin këtu, vendosa të pranoj sfidën dhe gjithashtu të jem në Europë, ku familja ime ndihet më mirë.

Çfarë dini për Shqipërinë?

Njoh shumë brazilianë që kanë luajtur në Shqipëri dhe që janë ende këtu.

Cili është objektivi juaj tek Erzeni?

Puna ime është të jem në gjendje të bëj një sezon të madh me Erzenin, të arrij objektivat e klubit, jo vetëm të jem thjesht një tjetër brazilian që kalon. Do të përpiqem të shënoj emrin tim në historinë e klubit me trofe ose objektiva të arritu

ERJON ALLARAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"