EKSKLUZIVE/ Ibrahimoglu shitet te Koniaspori në Turqi, zbulohet sa do të përfitojë Egnatia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2024 | 23:23

EKSKLUZIVE/ Ibrahimoglu shitet te Koniaspori në Turqi, zbulohet sa do të përfitojë Egnatia

Mesfushori turk i Egnatias, Melih Ibrahimoglu, bëri përshëndetjen e lamtumirës me shokët e skuadrës pas ndeshjes së djeshme kundër Borac Banja Lukës, ku ai ishte një prej lojtarëve më të mirë në fushë.ibraTurku u përqafua me secilin prej lojtarëve, stafit dhe drejtuesve, ndërsa “Panorama Sport” mëson se është larguar përfundimisht nga Egnatia. Mesfushori ka arritur marrëveshjen me klubin turk, Koniaspor, aty ku luan edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi.

Ibrahimoglu ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Koniasporin dhe nesër do të udhëtojë drejt Turqisë për të zhvilluar testet mjekësore, e më pas të bëj prezantimin zyrtar me ekipin e ri. Dje në mbrëmje edhe mediat turke konfirmuan se Ibrahimoglu do t’i bashkohet ekipit të hënën në Slloveni, aty ku Koniaspori po zhvillon fazën përgatitore. 24-vjeçari u aktivizua me Egnatian në 20 ndeshje gjatë kampionatit të fundit.

Nga transferimi te turqit, “Panorama Sport” zbulon se Egnatia do të përfitojë rreth 400 mijë euro, pasi lojtari ishte nën kontratë me rrogozhinasit edhe për dy vite të tjera. Në këto kushte, Tetova humbet një prej lojtarëve më të mirë, por klubi mbush arkat.

V.MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"