EKSKLUZIVE/ Iku nga Dinamo, zbulohet ekipi ku ka firmosur Albion Marku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2024 | 10:40

EKSKLUZIVE/ Iku nga Dinamo, zbulohet ekipi ku ka firmosur Albion Marku

Albion Marku do të vijojë karrierën në Hungari. “Panorama Sport” zbulon se mbrojtësi i djathtë që mbylli sezonin me Dinamon, ka firmosur me klubin e elitës së futbollit hungarez, Gyori ETO.

Albion Marku

Pas largimit nga Dinamo, Marku ka pasur oferta thuajse nga të gjitha ekipet pretendente në Superiore, por në fund zgjodhi të pranojë atë të klubit hungarez, Gyori. Më parë ai ka luajtur edhe me Partizanin, Laçin dhe Teutën, por gjithashtu me Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci.

23-vjeçari ka qenë i dyzuar deri në momentet e fundit, pasi një ofertë interesante ka pasur edhe nga një klub polak.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"