EKSKLUZIVE/ Ish-drejtori sportiv, Auron Miloti: Merkatoja e Vllaznisë më bind, Deliu nga më të mirët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2024 | 8:54

EKSKLUZIVE/ Ish-drejtori sportiv, Auron Miloti: Merkatoja e Vllaznisë më bind, Deliu nga më të mirët

I sh-futbollisti dhe ish-drejtori sportiv i Vllaznisë, Auron Miloti, aktualisht drejtor i sporteve në Bashkinë Shkodër, ka bërë një analizë për “Panorama Sport” të afrimeve në skuadrën kuqeblu deri në këto momente. Miloti ka folur edhe për mundësitë e Vllaznisë për kalimin e turit kundër Valurit në Ligën e Konferencës. Ai e sheh me optimizëm ballafaqimin e parë europian të Vllaznisë pas disa ditësh, duke theksuar se kualifikimi varet shumë nga rezultati i ndeshjes së parë në Islandë.

bandicam 2024-07-05 23-53-27-543

Miloti, si e vlerësoni merkaton e deritanishme te Vllaznia?

Deri tani e vlerësoj pozitive merkaton e Vllaznisë. Së pari ka mbajtur boshtin e skuadrës të sezonit të kaluar dhe pastaj ka marrë lojtarë, të cilët mund ta ndihmojnë ekipin dhe klubin për të qenë në krye të kampionatit. Prej afrimeve mund të veçoj Deliun, që për mendimin tim është një nga lojtarët më të mirë të kampionatit shqiptar. Ka rikthyer ishkapitenin Gurishta dhe ka bërë kontrata afatgjata me lojtarët e akademisë, të cilët shpresoj të kenë sa më shumë minuta në kampionat.

Me informacionet që keni, e shikoni të gatshme skuadrën për ndeshjen e parë me Valurin?

Skuadra është duke u formuar. Është pak shpejt për të thënë që Vllaznia është e gatshme për ndeshjen me Valurin, por mendoj që me lojtarët që ka në dispozicion, i ka forcat për të marrë një rezultat pozitiv në Islandë.

INTERVISTËN E PLOTË E GJENI TË SHKRUAR NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

ADMIR URIÇI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"