EKSKLUZIVE/ Ish-kampioni Çapja: Elbasani mund të sundojë sërish elitën, por çelësi i suksesit është… (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2024 | 21:08

EKSKLUZIVE/ Ish-kampioni Çapja: Elbasani mund të sundojë sërish elitën, por çelësi i suksesit është… (E PLOTË)

Dy dekada më parë Elbasani mori pjesë në elitë si një skuadër që kishte pretendime të mëdha dhe në harkun kohor të dy viteve i dha tonin duke u shpallur fillimisht nënkampion dhe më pas kampion.

capja

Sot, ish-futbollisti i atyre viteve, Hetlen Çapja, kujton ato kohë, duke besuar se historia do të përsëritet sërish. Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, ish-mesfushori i verdhebluve i bën një paralelizëm dy epokave, teksa jep edhe disa këshilla për të shkuar te suksesi. Çapja e sheh çelësin e një skuadre konkurruese në elitë te merkatoja, ku duhet ndërthur eksperienca me brezin e ri.

Si e prisni Elbasanin këtë vit në Superiore?

Së pari, është një sukses që një ekip i krijuar vetëm prej tre vitesh të ngjitet në Superiore në një kohë rekord. Mirëpo, dihet që në elitë është histori tjetër, sepse egërsia është e madhe. Duhet merkato me lojtarë me eksperiencë dhe në afrimet që do të bëjnë të tregojnë kujdes. Presidenca dhe drejtuesit kanë premtuar që do të bëjnë një merkato të mirë, por është herët për të folur që tani.

Sa e vështirë është të konkurrosh që në vitin e parë në Superiore për një skuadër që sapo ngjitet?

Nëse do të marrin lojtarë me eksperiencë mendoj se nuk do t’i kenë këto vështirësi që mund të kenë pasur skuadrat e tjera. Ekipi e ka traditën për të qenë konkurrues. Por duhet të merren lojtarët e duhur për këtë nivel. E gjitha lidhet me zgjedhjet. Unë mendoj që do të ecin përpara, me aq informacion sa kam. Drejtuesit deri tani kanë bërë zgjedhjen e duhur që kanë konfirmuar trajnerin, por tani duhet të ketë edhe lojtarët e duhur në organikë që të konkurrojnë.

Cila është këshilla që do t’i jepni për merkaton?

Mendoj që duhet një gërshetim midis lojtarëve me eksperiencë dhe të rinj. Të ketë një ndërthurje, si ekipi ynë i para 20 viteve. Edhe në atë kohë u krijua një grup cilësor dhe ambicioz, në një krah eksperienca dhe në krahun tjetër të rinjtë.

Sa ngjason situata aktualeme atë të para 20 viteve?

Në fakt, ngjashmërinë e shihja që në Kategorinë e Parë. Elbasani është një qytet që e do sportin dhe një nga faktorët është edhe tifozeria. Besoj se do të jetë një faktor kryesor për ata lojtarë dhe ta provojnë të gjithë se çfarë do të thotë Elbasani. Është luks të kesh atë tifozeri.

Po ngjashmëria në aspektinfinanciar apo në objektiva?

Normalisht, në bazë të financave po diskutojmë që do të bëhet një ekip konkurrues që të jenë në ‘Final 4’. Baza për të krijuar një ekip të mirë janë financat, por siç e theksova, duhet kujdes.

Mund ta ribëjë skuadrahistorinë e para 20viteve?

Unë mendoj se me punë arrihet gjithçka dhe atje ku synohet. Një faktor është edhe spektatori. Në rast se ne do të krijojmë një ekip të mirë, dotë mbushet stadiumi. Kjo është një shtysë më shumë, unë edi se çfarë do të thotë mbështetja nga spektatori, lojtari jep mbi maksimumin e tij në fushë.

Cilët mendoni se do tëjenë rivalët në Superiore?

Normalisht, ekipet me traditë që kanë qenë gjithnjë pretendente. Gjithashtu edhe Egnatias i kampione në fuqi. Madje, është një shembull që duhet ta ndjekë edhe Elbasani për të arritur te suksesi, sepse duket pak a shumë e njëjta situatësi me Elbasanin tani. Edhe ata me metodën e ndërthurjes së lojtarëve me eksperiencë dhe të rinj arritën këto suksese.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"