EKSKLUZIVE/ Ish-mbrojtësi i Skënderbeut dhe Kukësit, pranë transferimit te Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2024 | 10:40

EKSKLUZIVE/ Ish-mbrojtësi i Skënderbeut dhe Kukësit, pranë transferimit te Dinamo

Dinamo ka nisur dje javën e dytë të stërvitjes, ndërsa vëmendja e klubit është te përforcimi dhe kompletimi i skuadrës.KJHL

Në vazhdën e alternativave për të veshur fanellën e bluve sezonin e ardhshëm, drejtuesit po shohin çdo mundësi të përshtatshme që afron tregu. “Panorama Sport” mëson se një nga opsionet e fundit është Faton Xhemajli, një lojtar që mbulon linjën e majtë si mbrojtës, apo edhe si mesfushor. 25-vjeçari i lindur në Preshevë është një emër i njohur për kampionatin shqiptar, pasi ka qenë më parë pjesë e Kukësit dhe e Skënderbeut.

Tani ai mund të nisë një aventurë të re me fanellën e Dinamos, teksa mund të jetë zëvendësuesi i Lorran në krahun e majtë. Mësohet se klubi blu ka pasur negociata të avancuara me lojtarin dhe gjasat janë që brenda kësaj jave ai të nisi stërvitjen dhe më pas të konfirmohet kontrata. Xhemajli vjen nga kategoritë inferiore të futbollit gjerman dhe mbetet të shihet nëse do të ketë një marrëveshje mes tij dhe klubit dinamovit, paçka se bëhet fjalë për një futbollist të afirmuar.

Ndoshta është e treta e vërteta për këtë lojtar në futbollin shqiptar, pasi dy herët e para nuk ka lënë gjurmë. Ai është grumbulluar në parë edhe me Shpresat e Shqipërisë. Xhemajli ka qenë në sezonin e fundit te klubi gjerman, Hesen Kasel, ndërsa karrierën e ka nisur në Superligën e Serbisë me Radnik Surdulica. Dinamo mbetet aktive në merkato dhe gjatë kësaj jave pritet të konkretizohen goditjet e radhës pas Ditës, Mandelës, Teqjas, Qardakut dhe Franças.

FATJON RUPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"