EKSKLUZIVE/ Ish-trajneri Hafizi kritikon mënyrën e lojës së kuqebluve: Kampionat absurd, Vllaznia rrezikon shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2024 | 9:20

EKSKLUZIVE/ Ish-trajneri Hafizi kritikon mënyrën e lojës së kuqebluve: Kampionat absurd, Vllaznia rrezikon shumë

Astrit Hafizi është nga ata ish-tra jnerë që ka fituar titullin kampion me Vllazninë, pikërisht në sezonin 1991- 1992, atëherë kur problemet në vendin tonë kanë qenë nga më të ndryshmet.hafizi

Shkodrani që ka drejtuar edhe Kombëtaren kuqezi është kritik për mënyrën se si po shkojnë gjërat për Vllazninë, por jo vetëm. Ai e konsideron “Final 4” si një formulë të shpikur nga FSHF-ja, që ka zhdukur tifozët. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, 70-vjeçari theksoi se ky kampionat nuk të ngjall asnjë emocion. Ish-trajneri e shikon të rrezikuar ekipin kuqeblu për synimet që ka. Sipas tij, skuadra është pa ide dhe i mungon freskia fizike, por në të njëjtën kohë i duhet një mënyrë tjetër motivimi për të arritur te qëllimi final.

Profesor, si e shikoni kampionatin në tërësi deri në këtë pikë dhe a ka diçka që ju bën përshtypje?

Një kampionat i pakuptimtë, pa interes dhe pa asnjë emocion. Pra, një kampionat që nuk të argëton dhe me tifozë në zhdukje, aq më tepër prej formulës së gjetur nga FSHF-ja për këtë sezon.

Të flasim për Vllazninë. Si e shpjegoni ngërçin që ka pasur në këto 5 ndeshjet e fundit, ku ka pësuar tri humbje dhe ka marrë dy barazime?

Vllaznia pa na habit me atë çfarë po tregon. Bën një loje pa ide, pa shpirt dhe e shoh indiferente. Mbi të gjitha, më duket pa freski fizike!

Sa rrezikon tani që po afron dhe pjesa më e rëndësishme e sezonit, pasi ishte skuadra më stabël deri pak javë më parë?

Shumë rrezikon, duke parë edhe kalendarin. Nëse nuk shkundet nga trajnerët dhe stafi drejtues, do ta ketë shumë të vështirë. Duhet të reagojnë sa më shpejt, sepse nuk ka kohë.

Po në Kupë si e shikoni, mund ta përmbysë Egnatian për të shkuar në finale?

Që Vllaznia të përmbysë Egnatian dhe të kapë finalen, i duhet të japë 120 %, aq më tepër që kanë përballë një kundërshtari i cili moralisht, teknikisht, fizikisht dhe taktikisht, për momentin është më mirë sesa skuadra shkodrane. Vllaznia duhet të besojë dhe të shpresojë te kualifikimi, për të justifikuar emrin e madh që ka. Asgjë nuk është e pamundur.

A mund ta kthejë Vllaznia titullin në Shkodër pas shumë vitesh?

Të përfundojë një herë kampionat në katërshe, se çdo gjë mund të ndodhë me këtë formulë të shpikur.

Ju mendoni se ky është sezoni i duhur për të shpresuar titullin?

Kështu si po paraqitet jo. Duhet një mënyrë tjetër motivimi nga të gjithë për të arritur qëllimin final. Një titull para 2-3 vitesh i iku nga dora për këtë arsye që ndodhin edhe sot.

ADMIR URUÇI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"