EKSKLUZIVE/ Jo vetëm Fino-Duka, një tjetër kandidat zyrtar për kreun e FSHF-së
Kur duhen edhe disa javë nga zhvillimi i zgjedhjeve për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, një tjetër rival i është shtuar kandidatëve Bashkim Fino dhe Armando Duka. “Panorama Sport” mëson se ish-gjyqtari Shpëtim Hala është kandidat zyrtar për kreun e FSHF-së. Ai është propozuar nga shoqata e arbitrave.
Hala mbahet mend në ambientin sportiv si gjyqtari që hoqi dorë nga profesioni për shkak të racizmit.Ai prej 6 vitesh ishte gjyqtar në Itali duke arbitruar kryesisht në kategoritë inferiore italiane, por që për shkak të racizmit dhe dhunës verbale të ushtruar u detyrua ta lërë atë profesion dhe të rikthehet në Shqipëri duke ushtruar profesionin e gazetarit.
Më herët ish-gjyqtari ka bërë kërkesë në federatë për të qenë pjesë e arbitrimit si vëzhgues apo edhe gjyqtar i mirëfilltë, mirëpo nuk është pranuar.
VLADIMIR MEMA
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"