EKSKLUZIVE/ Ka luajtur 6 ndeshje këtë vit, ja kush është qendërmbrojtësi që po negocion me Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2024 | 21:57

EKSKLUZIVE/ Ka luajtur 6 ndeshje këtë vit, ja kush është qendërmbrojtësi që po negocion me Tiranën

Tirana vazhdon bisedimet me lojtarë të ndryshëm. Këtë herë ajo i ka vënë syrin një lojtari gjeorgjian. Bëhet fjalë për Luka Kapianidzen. Ai është qendërmbrojtës gjeorgjian dhe luan te Dinamo e Batumit.

kapianidze

I gjatë 1.89 metra, vlen 100 mijë euro. Për momentin palët po diskutojnë, por nuk dihet nëse lojtari do të jetë pjesë e Tiranës. Dinamo kërkon para për kartonin e rij dhe nuk dihet nëse do të mbyllet marrëveshja. Lojtari nuk është në planet e Batumit, pasi është aktivizuar gjashtë takime këtë vit.

OBJEKTIVI – Klubi i Tiranës është duke mbyllur marrëveshjen me një lojtar austriak. Ai luan në qendër të mesfushës, por edhe në qendër të mbrojtjes. Ka dalë nga akademitë e Vjenës dhe shihet si një përforcim serioz. Lojtari me shumë mundësi do të mbyllë marrëveshjen dhe do të jetë në stërvitje. Tirana është duke parë në merkato për të afruar të paktën 4 lojtarë. Si fillim i duhen dy qendërmbrojtës, një mesfushor qendre dhe një sulmues. Drejtori Ibraimi është fokusuar te mbrojtja, me Najdovskin që është në “stand by” dhe fjalë të tjera. Tiranës i duhet edhe një qendërsulmues që po kërkohet nga drejtuesit. Në fund ekipi do të afrojë edhe një mesfushor që luan para mbrojtjes. Ka ardhur një spanjoll, por skuadra kërkon edhe një alternativë tjetër.

dsffdsfdssdfsdfsdfsdf

MIQËSORJA – Tirana do të luajë sot miqësoren e tretë në Maqedoninë e Veriut. Skuadra bardheblu do të ketë përballë Strugën. Skuadra drejtohet nga ish-trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani. Ndeshja do të luhet në orën 17:00. Vendi i ndeshjes është stadiumi i qytetit në Strugë. Skuadra pritet të jetë më e plotë. Shkëmbi dhe stafi i tij janë duke analizuar kundërshtarin, Torpedon e Kutaisit për sfidën e vlefshme për Konferencë Ligë. Për Tiranën kjo është sfida e tretë. Pas humbjes minimale të Tiranës ndaj Shkëndijës, skuadra takimin e dytë miqësor me Ballkanin e Dajës barazoi 2-2.

AFRIMET – Tiranë është skuadra, e cila në këtë merkato vere ka qenë jashtëzakonisht aktive. Kështu, skuadra bardheblu si fillim ndërroi gjithë stafin teknik me në krye Bledi Shkëmbin dhe ndihmësit e tij. Më pas grupi bardheblu afroi disa lojtarë, duke filluar nga Akileu Ndreca dhe Bajroviç, të cilët nuk janë prezantuar ende, Arhan Isuf, Qëndrim Ismajli, Edison Kola, Aldi Gjumsi, Fatmir Prengaj, Romeo Harizaj, Henri Marku, Ian Soler. Në skuadër janë nëntë afrime, të cilat janë jo pak për një skuadër që deri dje ishte bosh.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"