EKSKLUZIVE/ Laçi dhe Dinamo duhet të paguajnë, zbulohen lojtarët që Apolonia dhe Teuta kërkojnë kompensim të trajnimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2024 | 13:12

EKSKLUZIVE/ Laçi dhe Dinamo duhet të paguajnë, zbulohen lojtarët që Apolonia dhe Teuta kërkojnë kompensim të trajnimit

Dy nga klubet e Superiores, Laçi dhe Dinamo, janë paralajmëruar nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF për të shlyer detyrimet ndaj klubeve të tjera.GBFDFTë dy klubeve në fjalë u është dhënë 30 ditë afat. “Panorama Sport” mëson se Laçi duhet të shlyejë detyrimet ndaj Apolonisë për lojtarët Arlind Kurti dhe Olsi Myrta, rreth 6.2 milionë lekë (të rinj). Dinamo ka një detyrim ndaj klubit të Teutës dhe mësohet se bëhet fjalë për portierin e ri, Rajan Guçi.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës Pranimin e kërkesës së klubit Apolonia. Klubit të Laçit, për dështim në ekzekutimin e vendimit të datës 23.04.2024 të Komisionit të Posaçëm të Kompensimit për Trajnim, i jepet afat 30 ditë për të ekzekutuar vendimin.

Pranimin e kërkesës së klubit Teuta. FC Dinamo City, për dështim në ekzekutimin e vendimit të datës 30.05.2024 të Komisionit të Posaçëm të Kompensimit për Trajnim, i jepet afat 30 ditë për të ekzekutuar vendimin. Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani, Oresti Rifa, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit.

Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 muaj. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të AF Triumph, Endri Renxa, rishikimin e vendimit të datës 31.05.2024 të KDE-së, duke mbyllur procedimin disiplinor. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Lushnja U-19, Blerim Hasalla, rishikimin e vendimit të datës 31.05.2024 të KDE-së, duke mbyllur procedimin disiplinor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"