EKSKLUZIVE/ Luftëtari vendos trajnerin i ri, emër surprizë nga… Vlora

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2024 | 23:05

EKSKLUZIVE/ Luftëtari vendos trajnerin i ri, emër surprizë nga… Vlora

Luftëtari u ka dhënë fund pushimeve, pasi drejtuesit e klubit kanë vendosur se kush do të jetë trajneri i ri i gjirokastritëve. Timonieri i ri ka ardhur si surprizë, pasi nuk ishte përfolur më parë. Ai vjen nga Vlora dhe me një karrierë të pasur si në vend, por edhe jashtë.

shabani luftetari

Pikërisht bëhet fjalë për Besmir Shabanin, i cili si futbollist ka luajtur edhe me fanellën e Luftëtarit në sezonin 2006-2007. Shabani e ka nisur karrierën si trajner me moshat e Flamurtarit, më pas ka drejtuar Orikun, Labërinë dhe Apoloninë. Në sezonin e fundit 44-vjeçari ka drejtuar në Arabinë Saudite, ku ka qenë trajneri i Albatin U-19, si dhe zv.trajner i ekipit të parë.

Në sezonin e fundit Luftëtari nën drejtimin e trajnerit Edmond Dalipi nuk ia doli që të ngjitej në Kategorinë e Parë, mision i cili tani i kalon trajnerit vlonjat që shumë shpejt do të nisë nga puna bashkë me ekipin e ri.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"