EKSKLUZIVE/ Manovrat me moshën, kamerunasi i Skënderbeut është në “listën e zezë” të federatës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2024 | 21:44

EKSKLUZIVE/ Manovrat me moshën, kamerunasi i Skënderbeut është në “listën e zezë” të federatës

Skënderbeu ka realizuar së fundmi një afrim të rëndësishëm në mesfushë, teksa korçarët kanë arritur marrëveshjen me organizatorin kamerunas, Banmasa Franklin Kamleu Linkoln.MixCollage-11-Jul-2024-10-54-AM-9686Një lojtar që vjen me pritshmëri të larta në qytetin juglindor, me Skënderbeun që e ka joshur me kontratë 4-vjeçare mesfushorin 20-vjeçar. Por çështje e moshës për lojtarët që vijnë kryesisht nga Afrika ka prodhuar shpeshherë debate, ndërsa jo të pakta kanë qenë edhe rastet kur kanë dalë në skenë skandale të mëdha, madje dhe në nivele shumë të larta.

Futbollistë, të cilët japin informacion të rremë, sepse në disa pjesë të kontinentit është shumë e vështirë të vërtetohet mosha reale e një personi, duke çuar në përdorimin e dokumenteve false. Disa muaj më parë një skandal i tillë tronditi Kamerunin, teksa federata e këtij vendi pezulloi 62 lojtarë për falsifikim të identitetit dhe moshës.

Një numër i madh lojtarësh në divizionin e parë të Kamerunit u dënuan për përdorimin e identiteteve të rreme dhe falsifikimin e moshës së tyre, duke pezulluar nga federata për të marrë pjesë në “play off”-et lokale. Mes këtyre lojtarëve figuron edhe emri i Banmasa Franklin Kamleu Linkoln pjesë e ekipit Colombe du Sud, së bashku me katër lojtarë të tjerë të kësaj skuadre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"