EKSKLUZIVE/ Minutat e pakta në fushë, mbrojtësi kërkon largimin nga Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2024 | 9:46

EKSKLUZIVE/ Minutat e pakta në fushë, mbrojtësi kërkon largimin nga Dinamo

Stivian Janku mund të jetë largimi i radhës nga Dinamo. Palët janë drejt ndarjes dhe pritet që ditët në vazhdim mbyllja e bashkëpunimit mes tyre të zyrtarizohet.Dinamo nuk mund të refuzohej", Stivian Janku: Egnatia? I uroj suksese |

Do të zgjaste kështu vetëm disa muaj aventura blu e mbrojtësit 26-vjeçar, i cili në merkaton e dimrit të kampionatit të fundit la Egnatian për të veshur fanellën e 18 herë kampionëve të vendit.

Gazeta mëson se Janku ka kërkuar që të largohet nga Dinamo për shkak të aktivizimit të paktë që ka pasur gjatë muajve që ai ishte pjesë e skuadrës kryeqytetase. Mbrojtësi luajti vetëm në 5 ndeshje të sezonit që shkoi, duke numëruar 380 minuta në total. Ai dëshiron të luajë rregullisht në të ardhmen dhe për këtë arsye ka kërkuar që të lërë Dinamon gjatë merkatos së verës për ta provuar fatin diku tjetër. Janku është një lojtar nën kontratë me blutë dhe palët më parë duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët për ndarjen. Fakt është që futbollisti nuk ka udhëtuar bashkë me ekipin për në Itali, ku Dinamo po vazhdon fazën përgatitore prej fundjavës që shkoi. Nga skuadra e sezonit të fundit ka pasur shumë largime te blutë, të cilët duket se po ndryshojnë fytyrë këtë verë.

MBROJTJA – Me largimin e mundshëm të Jankut, te Dinamo lind nevoja për një tjetër mbrojtës qendre. Në skuadër janë aktualisht Rustem Hoxha dhe Mateo Muzek, të cilët luajnë në këtë pozicion dhe që mendohet se do të jenë dy titullarët e sezonit të ri. Po ashtu, me blutë po stërvitet edhe lezhjani Redinel Gjikola, një 22-vjeçar që klubi kryeqytetas mendon se mund t’i shërbejë Dinamos me potencialin që ka. Rolin e qendërmbrojtësit mund ta bëjë gjithashtu edhe Bruno Dita, një nga afrimet me të rëndësishme të kryeqytetasve, por ai për momentin llogaritet si mesfushor nga stafi teknik.

Në një situatë të tillë, Dinamos i duhet edhe një afrim tjetër për qendrën e mbrojtjes, sepse në një kampionat të gjatë dhe të vështirë, çdo rol duhet të jetë i dubluar, për më tepër kur synon që të arrin në Kupat e Europës. Sa u takon krahëve të prapavijës, titullarë shihen Meksi në të djathtë dhe Lorran në të majtë. Bekim Maliqi ka disa ditë që është bashkuar me blutë dhe po stërvitet me ta në Itali, por ende nuk është zyrtarizuar si një përforcim. Klubi është në kërkim edhe të një mbrojtësi të majtë, që do të ishte si alternativë e brazilianit Lorran.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"