EKSKLUZIVE/ Ndreca, i bindur: Egnatia i mbron të dy trofetë e fituar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2024 | 8:52

EKSKLUZIVE/ Ndreca, i bindur: Egnatia i mbron të dy trofetë e fituar

Edison Ndreca ka festuar të premten përvjetorin e 30-të të lindjes dhe në skuadrën rrogozhinase ka pasur një festë.Ndreca

Mbrojtësi i majtë ishte nga më të mirët sezonin e shkuar, kur “vulosi” finalen e Kupës së Shqipërisë kundër Kukësit dhe shënoi 6 gola. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, Ndreca shprehet se Egnatia është gati për të bërë mirë në Europë së pari dhe pastaj për të mbrojtur të dy trofetë në futbollin shqiptar.

Ndreca, si shkoi faza juaj përgatitore ne Slloveni?

Faza përgatitore shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi kushtet atmosferike në Slloveni ishin të favorshme. Presidenti Demrozi, i cili mundohet të na qëndrojë afër, duke na mundësuar gjithçka, puna jonë ishte më e lehtë. Zhvilluamedhe 4 ndeshje miqësore, ku gjithkush mori minutazhin e duhur dhe në tërësi kjo fazë përgatitore gjykoj se do të na ndihmojë shumë për kupat e Europës.

Keni filluar stërvitjen në Luz, si është gjendja e skuadrës?

Kemi dy ditë që jemi zhvendosur në stadiumin e Luzit, ku po bëjmë përgatitjet e fundit para ndeshjes së parë të Championsit me Bora Banja Luka. Grupi është i plotë, me përjashtim të Renato Malotës, i cili po bën gjithçka për të lënë pas shqetësimet fizike që ka pasur.

Luani për herë të parë në Champions League, si po e përjetoni?

Është një moment, ku të gjithë mezi presim të përjetojmë ato emocione të jashtëzakonshme që ti ofron ky kompeticion. Për klubin është hera e parë që merr pjesë në këto nivele dhe për shumicën e lojtarëve po ashtu. Flasim çdo moment për këtë përjetim.

I druheni ekipit të Borac Banja Lukës, që ka dominuar vitet e fundit më futbollin boshnjak?

Nuk kemi asnjë motiv t’i druhemi kundërshtarit, ndonëse kemi shumë respekt për Borac Banjën. Nuk e njohim shumë kundërshtarin, e dimë që është një rival i fortëdhe që ka lojtarë me cilësi. Por njohim vlerat tona dhe do të bëjmëgjithçka për ta kaluar turin e parë.

Cili është objektivi juaj në Europë?

Objektivi ynë është të vlerësojmëçdo ndeshje për të shkuar sa mëlarg të jetë e mundur. Dëshirojmëtë sigurojmë një “biletë” për nëgrupet e Ligës së Konferencës. Edimë që duhet shumë mund epunë, por ne besojmë te vetja dhesë bashku me trajnerin do tëbëjmë gjithçka për të arritur objektivat.

Sa e vështirë do jetë për Egnatian të mbrojë trofetë e fituar sezonin e shkuar?

Do të jetë e vështirë, do të jemiekipi për t’u mundur sezonin e ri.Të gjithë do të japin 100%kundër nesh, siç bënë sezonin efundit. Kjo na motivon dhe besojse me këtë harmoni që kemi nëgrup dhe cilësitë që disponojmë,do të bëjmë një tjetër sezon historik për Egnatian.

Të premten ishte përvjetori juaj i 30-të i lindjes. Çfarë mesazhesh keni marrë?

Është përvjetori më emocionues,e kam shijuar shumë. Kam marrë pa fund mesazhe urimi nga miqtë, familjarët dhe tifozëtkudo ku kam luajtur, që gjej rastin t’i falënderoj. Viti 2024 kaqenë magjik për mua, pasi fitova dy trofe të rëndësishëmdhe kurorëzova edhe dashurinë time me martesë pak ditëmë parë. Me besimin në Zot urojtë kem shëndetin për të arriturtë tjera objektiva në karrierë dhenë jetë.

ISA HALILI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"