Postuar: Gusht 27, 2019 | 16:35
EKSKLUZIVE/ Një “dhuratë” për Starovën, Laçi afron ish-mesfushorin e Kastriotit
Vetëm pak ditë më parë, Ersil Ymeraj zyrtarizoi largimin nga Kastrioti, pasi krutanët ranë në Kategorinë e Parë në fund të sezonit të kaluar.
Ymeraj shprehej se kërkonte një aventurë në Superiore, dhe tashmë, mesfushori ka arritur akordin me Laçin, për të qenë sërish në elitën e futbollit shqiptar.
“Panorama Sport” mëson se 25-vjeçari, ka gjetur akordin me kurbinasit dhe ka firmosur një kontratë për dy vite me ta. Ymeraj i shtohet kështu listës së lojtarëve që trajneri Sulejman Starova do të ketë në dispozicion këtë sezon, duke i shtuar vlera repartit të mesfushës.
BUJAR BALLIU – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"