EKSKLUZIVE/ Një “ekspert” nën urdhrat e Longos, Teuta afron mbrojtësin në limitet e merkatos
Klubi i Teutës ka bërë një tjetër lëvizje të rëndësishme në ditën e fundit të merkatos së verës, teksa ka firmosur me mbrojtësin Albi Alla.
Durrsakët kanë kryer shumë lëvizje në këtë edicion nën drejtimin e Diego Longos dhe përtej emrave të rinj që ka afruar, ai i ka kërkuar klubit edhe pak më shumë ”eksperiencë”. Ndaj firma me Allën ka qenë pikërisht lëvizja që kërkonin durrsakët, meqenëse ai njeh kampionatin shqiptar dhe ka treguar se çfarë mund të bëjë kur është në formë të plotë fizike.
Dëmtimet penalizuan sezonet e fundit të tij në karrierë, ato në Kinë e më pas edhe kthimi te Laçi, por tani për Allën do të jetë një mundësi e mirë për t’u kthyer në nivelet që tregoi kur u bë një nga emrat më të njohur në futbollin shqiptar teksa vishte fanellën e Kukësit.
ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"