EKSKLUZIVE/ Një francez për sulmin e Tiranës, bardheblutë nënshkruajnë me ish-futbollistin e Sosho

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2024 | 13:37

EKSKLUZIVE/ Një francez për sulmin e Tiranës, bardheblutë nënshkruajnë me ish-futbollistin e Sosho

Klubi i Tiranës vazhdon goditjet dhe përforcimet para sfidës së parë në Ligën e Konferencës ndaj Torpedo Kutaisi. Bardheblutë kanë bërë disa zyrtarizime firmash në ditët e fundit, teksa së shpejti atyre do u shtohet një emër tjetër.

zharmuni

“Panorama Sport” ka mësuar se pjesë e bardhebluve në këtë sezon do të jetë edhe sulmuesi 24-vjeçar Ualid Zharmuni. Futbollisti i lindur në Montpelje të Francës, është rritur në akademitë e klubeve franceze, teksa ka qenë pjesë edhe e Sosho, me të cilën ka luajtur në Ligën 2.

Futbollisti në edicionin e kaluar ka qenë pjesë e klubit të Progres Niderkorn në kampionatin  e Luksemburgut, ku ka shënuar 12 gola e dhënë 2 asiste në 29 ndeshje të luajtura. Ai pritet të vijë sot në Tiranë dhe të jetë një “armë” më shumë në dispozicion të Bledi Shkëmbit, në repartin e avancuar i cili ka ndryshuar thuajse plotësisht në krahasim me sezonin e kaluar.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"