Postuar: Shkurt 18, 2019 | 19:26
EKSKLUZIVE/ Një Gentian pason një tjetër Gentian, ja kush e zëvendëson Stojkun tek Erzeni
Gentian Stojku u largua nga Erzeni ditën e sotme, për të marrë postin e trajnerit të Kamzës, dhe kështu, u la vendi bosh në stolin e skuadrës shijakase.
Por, menjëherë është gjetur edhe pasuesi i Stojkut, dhe tashmë kreu i pankinës së Erzenit do të jetë Gentian Begeja. Tekniku durrsak, një emër i njohur në Superiore dhe në Kategorinë e Parë, ishte vjet pjesë Teutës, ndërsa këtë sezon, drejtoi Besën, ndërsa u largua nga drejtimi i saj në fund të 2018-ës.
Tashmë, si timonier i Erzenit, Begeja do të rivalizojë me Vllazninë, për vendin e parë në Grupin A të Kategorisë së Parë, vend që të siguron edhe Superioren për sezonin tjetër.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"