EKSKLUZIVE/ “Nuk i harroj fushat me baltë”, Uzuni: Me Granadën dua ta nis në “Bernabeu”, ja çfarë më thanë për festimin si Ronaldo (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2022 | 23:40

EKSKLUZIVE/ “Nuk i harroj fushat me baltë”, Uzuni: Me Granadën dua ta nis në “Bernabeu”, ja çfarë më thanë për festimin si Ronaldo (E PLOTË)

Nuk kthehem kurrë atje ku kam qenë. Unë nuk harroj se nga kam ardhur…”, janë fjalët e Myrto Uzunit, sulmuesit të Kombëtares shqiptare që pak ditë më parë firmosi për klubin e Granadës në Spanjë. “Më kanë pritur në mënyrë të shkëlqyer. Jam vërtetë i befasuar për nivelin e lartë organizativ si klub, por edhe për mënyrën se si po më trajtojnë. 

uzuni

 

Është thjesht fantastike”, thotë Uzuni ekskluzivisht për “Panorama Sport”. Ai tregon me detaje prapaskenat e transferimit të tij dhe pohon se ishte shumë pranë kalimit te danezët e Kopenhagenit, por në fund kishte ardhur oferta e Granadës që kurrsesi nuk mund ta refuzonte. “E kam pasur ëndërr të luaja në Spanjë. Është kampionati i dytë më i fortë në botë pas Premier Ligës”, thotë Uzuni, nga kartoni i të cilit Ferencvaroshi fitoi 3.5 milionë euro.

Si ju kanë pritur aty?

Shumë mirë, sa më lart të ngrihesh aq më mirë është. Jo vetëm te klubi, por edhe në rrugë. Njerëzit janë shumë të sjellshëm dhe është mentalitet komplet tjetër.

Ky transferim ishte i programuar Myrto apo ishte surprizë?

Unë kam pasur disa oferta, por asnjë nuk ka qenë në pritshmëritë e klubit, sepse kërkonin pak më shumë para. I vetmi që plotësoi kriterin financiar ka qenë Kopenhageni që ka ofruar 4 milionë euro dhe Granada. Këto kanë qenë dy ofertat më të larta në klub. Kopenhageni ishte shumë i interesuar për mua dhe isha drejt kalimit aty, por erdhi Granada që solli këtë ofertë dhe nuk e mendova dy herë.

Pse jua dha këtë “shkëndijë” menjëherë Granada, mos është pjesa e Spanjës, pra e La Ligas që ju intrigon?

Të jem realist, kam qenë që i vogël tifoz i atij kampionati dhe e kam pasur ëndërr që të luaja aty një ditë. Jam rritur duke parë Ronaldon e Mesin, që luanin aty, plus që synoja që të vija sa më shpejt këtu, sepse po ta kaloja te Kopenhaga, do të synoja sërish kalimin në La Liga. Ndërsa tani kam mundësinë edhe për një hap tjetër, pas Granadës.

Si është konkurrenca në ekip, si i keni shanset që ta kapni direkt vendin në formacion?

Konkurrenca është shumë e lartë. Po flasim për një nga ligat më të forta në botë, besoj e dyta pas Premier Ligës. Mendoj se do t’ia dal, me punë arrihet çdo gjë.

I kam pasur synimet e qarta që në fillim dhe kam qenë i përqendruar dhe me punë kam arritur deri këtu, sepse nuk kemi pasur asgjë tjetër nga familja. Jam i përqendruar vetëm te futbolli, edhe në shtëpi ndjek shumë ndeshje, nuk frekuentoj jetën e natës, as alkool, asgjë.

Çfarë ju bëri përshtypje pasi mbërritët aty?

Impakti i parë ishte mirëseardhja që më bënë njerëzit këtu, të gjithë të përcjellin energji pozitive, mënyra se si komunikojnë. Por edhe koha është shumë e mirë, ka diell (qesh)… Niveli i lojtarëve është shumë i lartë, stërvitja është më intensive. Që kur bëra testet mjekësore, më kanë dhënë program të caktuar të stërvitjes individuale dhe çfarë regjimi ushqimor duhet të mbaj. E përcakton klubi se si do të ushqehem dhe çfarë do të ha.

Ndeshja e parë kundër Real Madridit, goxha koincidencë apo jo…?

Fiks! Kush e di çfarë debutimi mund të jetë… Shpresoj të luaj disa minuta.

Po të shtëpisë si e përjetuan lajmin që do të shkonit te Granada?

Nuk i kisha treguar asgjë babait. Gjithmonë kur iu tregoj njerëzve kur ka një ofertë, nuk është bërë transferimi. Ndërsa këtë radhë nuk i thashë asnjë njeriu. Thjesht menaxheri im Franci Bode e ka lajmëruar babain një ditë para, ndërsa unë i thashë vetëm kur firmosa..

Në çfarë dite ju erdhi oferta e Granadës?

Erdhi tani në fund, katër-pesë ditë para se të mbyllej merkatoja.

Si e përjetuat këtë moment? U stresuat apo thjesht u gëzuat edhe e morët shtruar…?

U stresova shumë… (qesh). Po, sepse unë e kisha 100% për të ikur në Kopenhagen, pasi edhe klubi e pranoi ofertën prej 4 milionë eurosh që ofruan ata.

Po te Granada?

Granada 3.5 milionë euro, plus me bonuse shkon diçka mbi 4 milionë euro.

Goxha biznes ka bërë edhe Ferencvaroshi. Ju mbeteni ende shumë i lidhur me atë klub apo jo?

Atje më kanë trajtuar si një legjendë, sepse arrita t’i fitoj të gjitha. Fituam kampionatin, luajtëm në Champions, në Europa Ligë. U bëra lojtari që shënoi më shumë gola në një sezon, shënova gjashtë gola në një ndeshje, duke barazuar rekordin e “perandorit” shumë vite më parë. Të gjithë tifozët më duartrokisnin gjithmonë, edhe vetëm emrin tim thërrisnin. Isha i lidhur me qytetin, me njerëzit, me të gjithë.

MYRTO UZUNI 1

Ndryshe nga Hungaria këtu keni një klimë më të mirë, është më ngrohtë…

Këtu është jetë tjetër. Më kishte marrë malli për këtë kohë, sepse atje në Budapest vetëm ftohtë, borë.

A keni marrë ndonjë mesazh nga Reja?

Po më ka uruar, por jo vetëm ai, sepse kam marrë

 

Cili është objektivi i parë te Granada?

E para plotësova një ëndërr që në fëmijëri. Këtu normal që motivimi është edhe më i lartë. Dua të shënoj sa më shumë, të arrij sa më lart. Jam shumë i uritur për sukses, nuk jam asnjëherë i kënaqur me veten time. E vetmja gjë që më lumturon është goli.

Jeni shumë cinik…

Të them të vërtetën, të gjithë ata që rrinë afër meje e dinë se sa i lidhur jam me futbollin. Mua vetëm futbolli dhe goli më kënaqin, asgjë tjetër.

Atë festimin si Ronaldo pas golit që i shënuat Juventusit ua kanë përmendur aty te Granada?

Në fakt, sot (dje) më thanë për festimin, “e bëre për inat të Ronaldos më pyetën”.. “Joo oreee. Atë e kam idhull”, ju thashë.(qesh). mesazhe nga të gjithë shokët e Kombëtares.

Ajo fotoja juaj duke u stërvitur në baltë gjatë fëmijërisë bën xhiron e rrjetit… Kur shkuat te Granada, a e menduat për një moment: ku ishit dhe ku jeni?

Të them të drejtën, vuajtjet dhe sakrificat janë sot forca ime më e madhe. Nuk dua të kthehem më atje ku kam qenë. Por nuk e harroj kurrë nga kam ardhur dhe çfarë sakrificash kam bërë për të arritur këtu. Duhet të shfrytëzoj kohën, sepse më ka dhënë Zoti një mundësi, është koha ime tani. Futbolli ikën shumë shpejt, duhet t’i përkushtohem atij.

JETMIR HALILAJ – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"