EKSKLUZIVE/ Partizani gjen titullarin e portës, Rexhepi pranë… “divorcit”
Porta kthehet edhe njëherë në një çështje te Partizani dhe shanset më të mëdha janë që të ketë sërish një rokadë. Në skenë ringjitet Aldo Teqja. Ky i fundit vitin e shkuar u kalua në plan të dytë dhe në ditën e fundit të merkatos, në mënyrë surprizë, u huazua te Bylisi.
Në Ballsh, ashtu siç kishte bërë edhe me Partizanin në një pjesë të mirë të sezonit, Teqja u paraqit shumë mirë dehe ishte një nga pikat më të fortë të skuadrës. Aktualisht ai është lojtar i lirë, pasi ka mbyllur huazimin te Bylisi, por njëkohësisht i ka përfunduar edhe kontrata me Partizanin.
Gjithsesi, burime të “Panorama Sport” pranë klubit të kuq bëjnë me dije se Teqja ka arritur sërish marrëveshjen me Partizanin, diçka krejt e thjeshtë prej së shkuarës që palët kanë së bashku.
E vërteta është se drejtuesit nuk janë të kënaqur me atë që ka bërë Rexhepi në këtë sezon. Në njëfarë mënyre, ata janë “penduar” që e lanë Teqjen të largohet dhe emëruan shkupjanin si titullar. Tani anë vendosur të bëjnë një hap pas.
Që nga ndeshjet e Europës, Aldo Teqja do të jetë titullar me fanellën e kuqe dhe kjo do të vijojë edhe gjatë sezonit.
Nga ana tjetër, Bekim Rexhepi nuk pritet ta pranojë rolin e portierit të dytë dhe me shumë mundësi do të largohet në kërkim të një tjetër skuadre. Alban Hoxha pritet të rinovojë.
Publikisht ai ka deklaruar se do të qëndrojë dhe pritet që edhe në sezonin e ri të jetë në rolin e portierit të dytë, ku do të jetë gati sa herë do të thërritet në detyrë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"