EKSKLUZIVE/ Partizani godet në merkato, firmos me të kuqtë sulmuesi anësor i cili dikur mahniti drejtorin sportiv të PSG-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2024 | 17:31

EKSKLUZIVE/ Partizani godet në merkato, firmos me të kuqtë sulmuesi anësor i cili dikur mahniti drejtorin sportiv të PSG-së

Partizani godet më në fund në merkato. “Panorama Sport” mëson se klubi i kuq ka arritur marrëveshjen me Agim Zekën, një nga sulmuesit anësorë më të spikatur të sezonit të kaluar.

zeka

25-vjeçari ishte pjesë e Erzenit deri para pak javësh, ku spikati për teknikën dhe ndikimin në lojën e ekipit shijakas. Ai shënoi 5 gola dhe dhuroi 4 asiste në 34 ndeshje.

Ditën e sotme ai ka arritur marrëveshjen me drejtuesit si lojtar i lirë dhe nesër pritet t’i bashkohet ekipit në stërvitje.

Ai në të shkuarën ka qenë pjesë e klubeve si Lilë, Muskron apo Austria Vjenë. Luis Kampos, drejtori sportiv aktual i PSG-së, ishte ai i cili insistoi për ta blerë nga Skënderbeu për 300 mijë euro djaloshin duke e transferuar te Lila pasi e monitoroi në ndeshjet e kombëtares U19 të Shqipërisë.

Me ardhjen e Zekës, Partizani mbyll një “gropë” të madhe në krahun e djathtë të sulmit. Tashmë misioni i vetëm i klubit kryeqytetas është për ta sjellë lojtarin nga Prishtina në formën e duhur përpara Europës.

DENIS LALA-PANORAMA SPORT

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"