EKSKLUZIVE/ Partizani në “lupën” e Igli Tares, ja prapaskenat (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2023 | 0:08

EKSKLUZIVE/ Partizani në “lupën” e Igli Tares, ja prapaskenat (E PLOTË)

Igli Tare ishte “kopertina” e tribunës kryesore të sta diumit “Air Albania” në ndeshjen ndaj BATE Borisov, e përfunduar 1-1 me gola të Antilevskit dhe Carës. Së fundmi, vlonjati zyrtarizoi ndarjen me Lacion pas rreth 18 vitesh dhe kohët e fundit ka vendosur të kalojë më shumë kohë në Tiranë, “luks” që nuk e ka pasur në të shkuarën.

360108668_668866918615964_6280968441604990219_n

Prania e tij të martën në stadium dhe ndjekja me aq vëmendje e ndeshjes, konfirmon në një farë mënyre se Tare është më shumë se një tifoz i Partizanit. Siç “Panorama Sport” e kishte paralajmëruar që me datë 5 qershor, ish-sulmuesi i të kuqve dhe Kombëtares ka nisur angazhimin e kuq si një “supervizor” në klubin e kuq.

Zhvillimet e fundit në këtë drejtim i japin të drejtë pretendimeve të gazetës, që kishte parashikua një “klan vlonjat” në krye të Partizanit, së bashku me Abilaliajn dhe Aliajn, që gjithashtu janë të përfshirë në merkaton e të kuqve. Përveç nostalgjisë dhe dashurisë për Partizanin, Tare, i pozicionuar në distancë, është gati të ndihmojë Partizanin për të organizuar një klub me baza dhe me frymë europiane, siç bëri me Lacion në gjithë këto vite dhe ia doli shumë mirë.

Ditën e djeshme ai mund ta shihte ndeshjen pranë drejtuesve të Partizanit apo në lozhat mbi tribunën kryesore, por vendosi të pozicionohet poshtë sektorit të gazetarëve, çka mund të quhet edhe si një sinjal i hapave që ai po bën drejt Partizanit. Kjo ishte dukja e parë e ish-bomberit të Kombëtares, por jo rasti i vetëm që Tare e ka ndjekur Partizanin në stadium.

Burime për gazetën bëjnë me dije se ish-sulmuesi ka qenë i pranishëm në “Kukës Arena” për përballjen miqësore me Ballkanin, ku gjithashtu ka qëndruar i veçuar nga kupola drejtuese e të kuqve. Zëra ka se ai ka vizituar ekipin edhe në Pogradec në fazën përgatitore. Të gjitha këto sinjale tregojnë se interesi i Tares për Partizanin është më i madh se i një tifozi kureshtar dhe nostalgjik. Ish-sulmuesi pritet të vazhdojë ende karrierën e tij si drejtor sportiv dhe në ditët e fundit klubi i Hamburgut në Gjermani ka shfaqur interes për bashkëpunimin me të.

DENIS LALA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"