EKSKLUZIVE/ Përfaqësues të Ferencvaroshit ndoqën Vllaznia-Tirana në stadium, hungarezët piketojnë një mbrojtës
“Klasikja” e futbollit shqiptar ka tërhequr vëmendjen e publikut në vendin tonë, siç ndodh gjithmonë kur përballen Vllaznia me Tiranën. Por në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, përveç tifozëve, ka pasur edhe persona të cilët kanë ndjekur duelin duke kërkuar për përforcime për merkaton e verës.
“Panorama Sport” ka mësuar se sot në stadium kanë qenë të pranishëm përfaqësuesit e klubit të Ferencvarosh. Hungarezët janë në kërkim të përforcimeve për merkaton e verës dhe po shohin lojtarë të cilët mund të bëjnë diferencën në radhët e tyre,
Gazeta ka mësuar se emri që kishin piketuar sot e për të cilin kishin zbarkuar në Shkdoër, ishte një mbrojtës i bardhebluve, Zhozelin Behiratçe. Duke parë situatën e futbollistit, i cili është në fundin e kontratës së tij me bardheblutë. Përfaqësuesit e klubit hungarez kanë monitoruar lojtarin të cilin mund ta marrin me parametër zero në fund të këtij edicioni.
Një lëvizje e rëndësishme për një tjetër lojtar që del nga kampionatit shqiptar, nëse realizohet, por nga ana tjetër një keqardhje që Tirana nuk mund të përfitojë shuma të konsiderueshme siç ka bërë në vitet e fundit me largimet e lojtarëve që ka pasur në përbërje.
Futbollisti 22-vjeçar nga Bregu i Fildishtë, është pjesë e Tiranës që nga viti 2020, kur erdhi nga kampionati italian. Bardheblutë janë munduar disa herë t’i rinovojnë kontratën, por nuk kanë gjetur akordin me lojtarin i cili tashmë do të largohet si futbollist i lirë nga radhët e kryesuesve të Superiores.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"