EKSKLUZIVE/ Presidenti i Egnatias, Demrozi: Lojtarët e mi janë burra, e përmbysim Boracin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2024 | 10:22

EKSKLUZIVE/ Presidenti i Egnatias, Demrozi: Lojtarët e mi janë burra, e përmbysim Boracin

Si një president i përkushtuar dhe i vë mendshëm mbi gjithçka ndodh në klubin e tij, presidenti i Egnatias, Agim Demrozi, i qëndron gjithnjë pranë skuadrës. Gjatë këtyre ditëve të ndeshjeve europiane, sidomos pas ndeshjes me Borac, prezenca dhe mbështetja e tij është mëse e nevojshme.

demrozi

Në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, numri 1 i klubit kampion u shpreh optimist se ekipi i Edlir Tetovës do të bëjë përmbysjen e madhe kundër ekipit të Borac Banja Luka në “Elbasan Arena”. Demrozi kërkoi mobilizimin e të gjithë tifozëve shqiptarë në këtë takim. “Filluam përgatitjet dhe jemi optimistë se do të bëjmë një ndeshje të madhe në ‘Elbasan Arena’ kundër Boracit. Skuadra nuk ka nevojë për motivim, sepse ‘çunat e mi’ janë burra dhe e dinë se çfarë duhet të bëjnë të mërkurën, aq më tepër pas asaj që përjetuan në Bosnje.

Jemi të plotë, ku Malota dhe Spahiu janë gati për të luajtur titullar dhe kemi të gjitha shanset për të fituar me rezultat bindës. Kam besim ‘të hekurt’ te trajneri Tetova, pasi ka treguar se di sesi fitohen këto sfida. Jam krenar që bashkëpunoj me një njeri që i merr maksimumin çdo futbollisti. U bëj thirrje tifozëve shqiptarë kudo ku ndodhen që të na bashkohen, për ta kthyer në ditë feste për futbollin tonë të mërkurën e 17 korrikut. Kam marrë shumë mesazhe inkurajuese dhe mendoj që do t’ia dalim të gjithë bashkë”, përfundoi prononcimin kreu i klubit të Egnatias.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"